Konflikti i armatosur e ndau Sirinë në katër pjesë
Pas 45 viteve sundimi të regjimit të familjes Asad në Siri në mars 2011, filluan protestat anti-qeveritare, të cilat, forcat e sigurisë siriane u përpoqën ti shtypin me forcë, por në këtë mënyrë ata futën vendin në kaos dhe gjakderdhje. Grupet e opozitës organizuan forcat e rezistencës në gusht dhe shtator, me bashkangjitjen e një numri të madh të dezertorëve nga ushtria siriane, formuan Ushtrinë Çlirimtare të Sirisë. Vendi u bë kështu arenë e luftës civile.
Gjatë përleshjeve kundër ushtrisë së Asadit, në radhët e forcave të opozitës ka pas ndarje në grupe të vogla, që më pas të filloj procesi për bashkimin e opozitës. Tre grupe të opozitës kanë dalë në plan të parë, Ushtria Çlirimtare e Sirisë, Fronti Islamik dhe Fronti Nusra.
– Grupet opozitare të shtrira në dy fronte kundër kundërshtarëve
Nga radhët e grupeve opozitare, pjesa më e madhe e kontrollohet nga Fronti Islamik, i cili mban pjesët lindore të qytetit Aleppo, pjesët perëndimore të provincës së njëjtë, pastaj Azez, Maarratul Numan, Jisir si-Shughur dhe krahina të tjera në veri të vendit, pranë kufirit turk. Forcat opozitare të cilat u mblodhën në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë dhe Frontit Nusra, kontrollojnë rajonin e Hula dhe Rastan në provincën Homs, si dhe provincën Kuneytre dhe Dera pranë kufirit në malet Golan.
Këshilli Revolucionar i Sirisë, lajmëron se forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë dhe Frontit Nusra, kanë kryer ofensivë të papritur dhe kanë hyrë në qendër të Idlibit, ku ende vazhdojnë përleshjet me forcat e Asadit. Nëse opozita do të ketë sukses në qëllimin e saj për ta marrë Idlibin, Assad do të ketë një tjetër humbje të rëndësishme.
Forcat opozitare kontrollojë pjesët lindore të kryeqytetit të Damaskut dhe rrethinës së saj.
Forcat e Asadit pësojnë humbje të rënda në përleshje me grupet opozitare në rajonin Kalamun, në afërsi të kufirit siriano-libanez.
Gjendja në fushëbetejat siriane edhe më tej është përkeqësuar me daljen në skenë të organizatës terroriste ISIL, e cila fillimisht u paraqit në Irak dhe më pas depërtuan me pushtime në veri të Sirisë. Një ndërhyrje e këtillë, parandaloi përparimin e grupeve opozitare dhe mundësoi forcat e Asadit që të sulmojnë ashpër në disa pjesë të vendit, ku opozita ishte e dëmtuar për shkak të humbjeve në betejat kundër ISIL.
– ISIL ndaloi përparimin e opozitës
Organizata ISIL që nga prilli i vitit të kaluar brenda një kohë të shkurtër u bë forcë ushtarake dhe që nga fillimi mori krahinën lindore Aleppo. Marrja e qytetit Rakka për ISIL ishte e rëndësishme, sepse më vonë ajo u shndërrua si fortesa kryesore në vend.
ISIL me marrjen e këtyre territoreve që ishin të kontrolluara nga opozita, njëkohësisht ndaloi përparimin e grupeve opozitare në fronte të tjera kundër forcave të Asadit.
Forcat e ISIL, momentalisht janë tërhequr më larg nga qendra e Aleppos, për të forcuar kontrollin në qytetet Deiru’z zor dhe Abu Kemal. Me pushtimin e Tel Abiada, ISIL hapi front për marrjen e Kobanit, i cili kontrollohet nga grupet e armatosura kurde, të udhëhequra nga organizata PYD. Kundërshtarët e njëjtë përleshen edhe në frontet luftarake në Tel Hamisu dhe Mebruki. Në disa krahina të Aleppos, ISIL gjithashtu lufton edhe kundër grupeve opozitare.
– Forcat e Asadit me vendosmëri ruajnë linjat e frontit
Forcat e Asadit kanë përfituar nga konfliktet në mes të grupeve opozitare dhe ISIL, ndërsa në veri të vendit përforcuan pozitën e tyre në qendrat e qyteteve Lazkia, Tartus, Hama, Homs dhe Damask. Brezi Hama – Damask është një fortesë e rëndësishme e ushtrisë së Asadit, i cili vështirëson komunikimin ndërmjet grupeve opozitare dhe ngadalëson përparimin e tyre në drejtim të kryeqytetit.
– Ishujt e Asadit
Në zonat shkretëtinore dhe më pak të banuara si Suveide dhe Tadmur edhe më tej kontrollohen nga forcat besnike të presidentit Asad. Forcat e njëjta kontrollojnë edhe disa territore krejtësisht të izoluara të cilat ende kanë mbetur në mes të shkretëtirës, ose të rrethuara nga forcat kundërshtare. Helikopterë ushtarakë dërgojnë ndihmë të vazhdueshme në këto rajone.
Disa nga këto vende janë pjesët perëndimore të qendrës së Aleppos dhe Sephira, pastaj krahinën perëndimore të njëjtit rajon Nubia dhe në rajonin e Idlibit, Vadiu’d Dayf dhe Ebu’z Zuhur. Kjo situatë është e njëjtë me bazat ushtarake në Hasek dhe Deiru’z Zoru të kontrolluara nga pjesëtarët e ISIL.
Grupet e armatosura kurde kontrollojnë provincat e qytetit Hasek, pastaj qytetit Kamishli, Afrin dhe Koban, në të cilën më shumë se një muaj vazhdojnë konfrontime të ashpra me pjesëtarët e ISIL.
– Kontrolli në kalimet kufitare
Kalimet kufitare Keseb dhe Kamishli në kufi me Turqinë, Al-Walid të Irakut, Nassib dhe Masnaa në brezin kufitar libanez kontrollohen nga forcat e Asadit. Grupet opozitare kanë nën kontroll kalimet Selam Babu në kufirin turk dhe me kalimin në malet Golan dhe kalimin kufitar Dera’a me Jordanin.
Organizata terroriste ISIL kontrollon pikat e kalimit kufitar Ebu Kemal në kufirin siriano-irakian dhe tranzitin er-Rai Cerablus dhe Tel Abyad në kufirin siriano-turk.
Ndërsa grupet kurde kontrollojë disa kalime kufitare si Derbasiya në kufi me Turqinë, Simalka dhe Yarubiya në kufirin e Sirisë me Irakun.