Konflikti me Rusinë, presidenti ukrainas-qytetarëve: Mos kini frikë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje qytetarëve që të mos frikësohen mes raportimeve të mediave lidhur me një konflikt ushtarak me Rusinë. Gjithashtu, u kërkoi partnerëve që të jenë më specifik në reagimin e tyre në rast të një lufte.

“Mos e ndihmoni armikun duke nxitur tensionet. Duke përsëritur çdo ditë se lufta do të fillojë nuk ndihmon në parandalimin e saj. Ne dëshirojmë që partnerët tanë të jenë më aktivë, jo vetëm verbalisht. Jo vetëm informacioni se çfarë Rusia mund të bëjë është esencial. Ne jemi në dijeni të kërcënimit të mundshëm të luftës dhe jemi gati për të, por ne po bëjmë më të mirën në mënyrë që parapërgatitjet tona të mos nevojiten. Po bëjmë më të mirën për të gjetur një zgjidhje diplomatike. Ne dëshirojmë më të mirën për paqen në Ukrainës. Ajo që ju duhet të bëni është vetëm një: mos u frikësoni”.

Për deklaratat reagoi edhe Rusia. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se rrezikojnë ta destabilizojnë dhe më tej situatën.

SHKARKO APP