”Konflikti në Ukrainë të mbyllet sa më shpejt”, deklarata e papritur nga Putin
Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 205. Por gjatë një takimi të kryeministrit të Indisë Narendra Modi në rrethinat e samitit të sigurisë në Shangai, presidenti rus Vladimir Putin tha se dëshironte që konflikti në Ukrainë të marrë fund “sa më shpejt që të jetë e mundur”. Putin i tha më tej kryeministrit indian Narendra Modi se e kuptonte që India kishte shqetësime mbi luftimet.
“Unë e njoh pozitën tuaj mbi konfliktin në Ukrainë, i njoh shqetësimet tuaja do të bëjmë gjithçka mundemi që të marrë fund sa më shpejt”,-raportohet se Putin i tha Modi në bisedimet bilaterale, shkruan rrjeti gjermane Deutche Welle.
Më vonë Putin mbajti takime bilaterale me presidentin turk Erdogan, i cili gjithashtu raportohet se e kishte nxitur Putin t’i jepte fund luftës në Ukrainë. Në media po ashtu është raportuar për një atentat që i është bërë Putinit, edhe pse Kremlini sot e mohoi.