Konflikti për detin / Zhvillime të papritura mes Greqisë dhe Turqisë

Përplasja mes Greqisë dhe Turqisë vijon të thellohet në lidhje me situatën e krijuar në Mesdhe, teksa asnjëra palë nuk bën një hap për të ulur tonet.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis i dërgoi një mesazh të ri Ankarasë, duke i kërkuar që të ndalë kërcënimet dhe të ulet në bisedime, por me një kusht. “Greqia dëshiron dialog, por pa shantazhe” u shpreh ai.

Por presidenti turk, Erdogan ishte shumë i ashpër në reagimin e tij kur kërcënoi me përgjigje ushtarake. “Turqia ka fuqinë politike, ekonomike dhe ushtarake që të grisë hartat dhe dokumentet e pamoralshme që i imponohen asaj”.

SHKARKO APP