Kongresmenia demokrate kundër Trump për arrestimin e Maduros: Nuk ka të bëjë me drogën, por me naftën
Përfaqësuesja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez ka një qëndrim të fortë ndaj arrestimit të Nicolas Maduros dhe gruas së tij nga forcat amerikane në Venezuelë, duke sulmuar Donald Trumpin, duke e quajtur atë një “shpërqendrim”.
Në një postim, politikania dhe aktivistja shkroi: “Nuk u bë për drogën. Nëse kjo do të ishte arsyeja, Trump nuk do ta kishte falur një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë. Është bërë për naftë dhe ndryshim regjimi.
Ata kanë nevojë për një gjyq tani për të pretenduar se nuk është kështu. Sidomos si një shpërqendrim nga çështja Epstein dhe kostot shumë të larta shëndetësore”.
KOHA JONË SONDAZH

