Konservatorët e Merkel kërkojnë ndryshime të diskursit të partisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka diskutuar nëse duhet të ndryshohet agjenda e Partisë Kristian-Demokrate (CDU) në konzervative, kur ajo të dorëzojë pozitën e kryetares së partisë.

Mbështetja ndaj Partisë Social-Demokrate, partnere e koalicionit ka pësuar rënie, sipas një ankete të publikuar disa orë para diskutimit të diskurisit të partisë.

Merkel bëri të ditur javën e kaluar se do të dorëzojë mandatin si kryetare e partisë në dhjetor, duke i dhënë fund periudhës prej dy dekadash, ku bëri ndryshime të partisë nga qendra e djathtë në qendrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklaratat e Merkelit vijnë pasi mbështetja për bllokun e saj konservator ka rënë ndjeshëm në zgjedhjet parlamentare në dy shtete: Bavari dhe Hesen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, një nga tre kandidatët për të zëvendesuar pozitën e Merkelit, tha se partia ka pësuar në momentin që është bërë qendrore, në vitet e fundit.

“Partitë duhet të ndryshojnë nga njëra-tjetra. Mënrya se si ne e shohim shoqërinë dhe njerëzit është krejtësisht ndryshe nga Social-Demokratët”.

Angela Merkel do të japë dorëheqje edhe nga posti i kancelares së Gjermanisë në fund të mandatit të saj aktual, më 2021.

Merkel shërben si kancelare e Gjermanisë qysh në vitin 2005, ndërsa në krye të demokristianëve është qysh në vitin 2000.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?