Kontraversi Erdogan: Bota duhet ta njohë Jeruzalemin si kryeqytetin palestinez
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u ka bërë thirrje udhëheqësve të kombeve muslimane ta njohin Jeruzalemin si “kryeqytetin e pushtuar të shtetit palestinez”.
Duke ju drejtuar një takimi të Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, ai tha se vendimi i SH.B.A.-së për të njohur qytetin si kryeqytetin e Izraelit ishte “i pavlefshëm”.
Z. Erdogan kërkoi një reagim të unifikuar nga popujt muslimanë në vendimin e zotit Trump në Jeruzalem.
“Unë ftoj të gjitha vendet që e vlerësojnë të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e pushtuar të shtetit palestinez”, tha ai.
“Ata që luftojnë me miqtë e tyre harrojnë të luftojnë me armiqtë e tyre”, shtoi ai. “Ne kemi nevojë për një zgjidhje diplomatike. Ne duhet të ndalojmë që Izraeli të fitojë më shumë tokë nga Palestina dita ditës dhe ne nuk duhet të pranojmë politikat dhe qëndrimin që Izraeli ka shfaqur çdo ditë”.
Erdogan përsëri akuzoi Izraelin se ishte një “shtet i terrorit”.
Udhëheqësi palestinez Mahmud Abbas tha:”Ne nuk do të pranojmë ndonjë rol për Shtetet e Bashkuara në procesin e paqes, ata kanë dëshmuar paragjykimin e tyre të plotë në favor të Izraelit”.
Statusi i Jerusalemit është në zemër të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.
Palestinezët pretendojnë se Jeruzalemi Lindor është kryeqyteti i një shteti të ardhshëm dhe statusi i tij përfundimtar duhet të diskutohet në fazat e fundit të bisedimeve të paqes.
Sovraniteti izraelit mbi Jeruzalemin nuk është njohur ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet aktualisht mbajnë ambasadat e tyre në Tel Aviv. Megjithatë, Presidenti Donald Trump ka njoftuar se SHBA do të lëvizë përfundimisht ambasadën e saj.
KOHA JONË SONDAZH

