KORE E JUGUT – SHBA dislokon 12 avionë luftarakë F-16 pas tensioneve me Korenë e Veriut

Dymbëdhjetë avionë luftarakë amerikanë, tip F-16, si edhe qindra pilotë mbërritën në Korenë e Jugut për të ndihmuar vendin aleat aziatik në rritjen e kapaciteteve ushtarake, njoftoi komanda amerikane e Forcave Ajrore të Paqësorit (PACAF), sipas agjencisë zyrtare koreanjugore të lajmeve, YONHAP.

Kjo lëvizje bëhet në ndërkohë të rritjes së tensioneve në Gadishullin Korean, pas lëshimeve të herëpashershme nga ana e Koresë së Veriout të raketave balistike të rrezeve të ndryshme të veprimit.

“Skuadrilja ‘South Carolina Air National Guard’s 169th Fighter’ mbërriti në bazën ajrore koreanojugore ‘Osan’ me më shumë se 300 pilotë dhe 12 avionë tip F-16, e gatshme për të treguar si gjithmonë vendosmërinë e saj”, thuhet në deklaratën e rastit të PACAF-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Forcat ajrore amerikane e kryen këtë dislokim në mbështetje të mbrojtjes së Koresë së Jugut”, theksonte deklarata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike nga brigjet verilindore, dje në mëngjes, në drejtim të Japonisë, sipas Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut.

Ky test pason atë të mesit të korrikut, kur tre raketa u lëshuan në një distancë 500-600 kilometra para se të binin në Detin e Japonisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?