Korea: Bisedime paqeje dhe çarmatim atomik

Ky mund të jetë fundi i ndarjes: pushtetmbajtësi i Koresë së Veriut, Kim dhe homologu i tij koreanojugor Moon u shprehën për çarmatim. Të dyja vendet janë të gatshme që të flasin edhe për dhënien fund formalisht luftës.

Korea-Gipfel 2018 (Reuters)

Koreja e Veriut dhe e Jugut synojnë të arrijnë një marrëveshje paqeje dhe shprehen në mbështetje të çarmatimit bërthamor të Koresë, siç del nga një deklaratë e përbashkët. Pushtetmbajtësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un konfirmoi vullnetin e tij për një reduktim të plotë të programit të tij bërthamor. Kimi dhe presidenti i Koresë së Veriut, Moon Jae nënshkruan në takimin e tyre të parë të nivelit të lartë në zonën kufitare Panmunjom një deklaratë përkatëse.

Mooni foli për një “epokë të paqes”. Koreja e Jugut dhe e Veriut konfirmuan synimin e tyre që t’u japin fund akteve armiqësore në vend, në tokë dhe në ajër kundër palës tjetër. Familjet e ndara do të bashkohen sërish. Që nga 1 maji do të hiqet dorë nga të gjitha veprimet armiqësore, duke përfshirë mesazhet me altoparlant në kufi dhe përhapjes së fletëvolanteve në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ). Presidenti i Koresë së Jugut do ta vizitojë Korenë e Jugut po këtë vit për një takim tjetër të nivelit të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Perspektivë për paqen për herë të parë pas dekadash

Swiss Digital Mobile Reklama

Kim Jong Un dhe Moon Jae-in mbjellin një pemëKim Jong Un dhe Moon Jae-in mbjellin një pemë

Me këtë hap ekziston për herë të parë prej dekadash perspektiva për paqe në rajon. Kim Jong Uni është udhëheqësi i parë i Koresë së Veriut që e viziton Korenë e Jugut që prej fundit të luftës, 65 vjet më parë. Në kufi në Panmunjomin atë e priti Presidenti i shtetit Moon, pastaj ai kaloi kufirin për në jug. Pas një gjesti përkatës të Kimit kaluan të dy, dorë për dorë, disa hapa përtej kufirit në territorin e Koresë së Veriut, për t’u kthyer në fund së bashku sërish në jug. Më vonë, të dy kryetarët e shteteve mbollën një pemë.

Kimin e shoqërojnë në vizitën e tij të nivelit të lartë jo vetëm e motra Kim Yo Jong dhe pesë anëtarë të Byrosë Politike, por edhe dy ushtarakët e nivelit më të lartë koreanoveriorë, ministri i Mbrojtjes Pak Yon Sik dhe shefi i shtabit të përgjithshëm Ri Mong Su. Kimi shkroi në librin e mysafirëve të Koresë së Jugut: “Tani nis një epokë e re, një epokë e paqes.”

Që prej fundit të luftës së Koresë (1950-1953) në gadishull ekziston vetëm një armëpushim, zyrtarisht të dyja shtetet koreane ndodhen në gjendje lufte. Që prej fundit të luftës në vitin 1953 kjo është hera e tretë që kryetarët e shteteve të të dyja shteteve takohen për një takim të nivelit të lartë në një tryezë. Dy takimet e mëparshme në qershor 2000 dhe në tetor 2007 u zhvilluan në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian.

Dorë për dorë – Takimi historik i dy Koreve

Demonstrativisht të përzemërt u paraqitën dy shtetet vëllezër të Koresë në takimin e së premtes. Por më e rëndësishme se masat e planifikuara janë dialogu dhe mundja e heshtjes, mendon Alexander Freund.

Korea-Gipfel 2018 Umarmung Kim und Moon (Reuters)

Ata vijnë nga botë të kundërta. Nga jugu, avokati për të drejtat e njeriut që nuk bie në sy, Moon dhe nga veriu pushtetmbajtësi Kim i frikshëm për politikën ndërkombëtare. Moon është një urëndërtues pragmatik, Kim burri provokues i raketave. Një president koreanojugor, që iku nga veriu dhe duhej një pjesë të jetës të luftonte për demokracinë takon një tiran të nderuar si zotin në vendin e tij, gjenerata e tretë e një dinastie që plan kryesor ka  mbijetesën e saj.

Megjithë dallimet akulli u shkri shpejt mes dy koeranëve. Ata u përshëndetën në mënyrë demostrative të përzemërzt dhe për herë të parë një pushtetmbajtës koreanoverior preku tokën e Koresë së Jugut. Dorë për dore ata spontanisht kaluan vijën e demarkacionit, që në të ardhmen nuk duhet të jetë një simbol i ndarjes, por i bashkimit. Edhe pushtetmbajtësi i paarritshëm nga Pheniani u tregua i lirshëm, qeshte para kamerave nga e gjithë bota, përkëdhelte fëmijët që ofronin lule dhe bënte shaka me motrën në krah të tij për menunë e përgatitur me specialitete nga të dy Koretë.

Korea-Gipfel 2018 Umarmung Kim und Moon (Reuters)

Fund i heshtjes

Ky takim shënon një moment historik. Madje 3000 gazetarët nga e gjithë bota shpërthyen në duartrokitje spontane, kur të dy burrat e shtetit u takuan përzemërsisht. Të mëdha, shumë të mëdha janë pritshmëritë për samitin e Koreve, që duhet t’i japë fund heshtjes së viteve të fundit. Koreja e Jugut shpreson për një marrëveshje paqeje që duhet të zëvendësojë marrëveshjen e armëpushimit, po ashtu si SHBA shpreson në çnuklearizimin e Koresë së Veriut dhe ngritjen e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Koreja e Veriut kërkon të njihet si fuqi atomike dhe të ketë  ndihma ekonomike, sepse sanksionet e kanë goditur fort këtë vend të varfër. Të dyja palët kanë rënë dakord për heqjen dorë nga provokimet, janë dhënë premtime për takime të rregullta në dy vendet, dhe është vendosur për rivënien në punë të linjës hekurudhore. Masa të tjera pritet të pasojnë.

Sigurisht megjithë tonet miqësore, dyshimet mbeten, sepse edhe samitet e viteve 2000 dhe 2007 zgjuan shpresa të mëdha. Edhe atëherë të dy shtetet e armiqësuara ranë dakord për masa mirëbesimi. Anëtarët e familjeve të ndara u takuan, u krijua një qendër ekonomike, Kaesong. Por euforia iku, e kur veriu rriti ambiciet për programin atomik, filli i bisedimeve u këput.

Freund Alexander Kommentarbild AppAlexander Freund komenton

Më i suksesshëm se të parët

Aq më shumë të habit fakti, që ky samit jo vetëm u zhvillua, por madje në një atmosferë të përzemërt. Një vit në detyrë, socialiberali Moon ka arritur shumë më tepër se paraardhësit e tij konservatorë me politikën e çtensionimit dhe gatishmërisë për dialog. Edhe Kim me programin e tij të rrezikshëm atomik ka arritur më shumë se babai e gjyshi i tij: Koreja e Veriut shihet sot si një kërcënim serioz. Më në fund Kim mund të negociojë si i barabartë me armikun e vjetër SHBA. Pas një muaji zhvillohet takimi mes Kim dhe presidentit Trump. Edhe kjo nuk mendohej para disa javësh.

Përmes samitit brendakorean është rimarrë filli i bisedimeve dhe është ndalur spiralja e shkallëzimit e vitit të kaluar. Presidenti Trump do të bënte mirë të vazhdonte këtë politikë, bisedimet direkte janë më të sigurta se mesazhet në twitter. Hap pas hapi të gjitha palët duhet të përpiqen për të rindërtuar besimin e humbur dhe të gjejnë një zgjidhje për paqen. Nëse Trump ia del kësaj, atëherë ai mund të quhet më i suksesshmi se të gjithë paraardhësit e tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?