FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Koreja e Veriut “godet” me raketë qytetin e vet

Një raketë balistike me rreze të mesme veprimi dështoi të përfundoi në objektivin e caktuar, duke sulmuar një qytet në Korenë  e Veriut. Qyteti ka një popullsi prej 200 mijë banorësh dhe raketa dështoi gjatë testimit.

Në fakt, ngjarja ka ndodhur në prill të vitit të kaluar por është bërë e ditur vetëm tani, teksa raketa Hwasong-12, që doli nga aeroporti i Pukchang, dështoi pas ngritjes dhe goditi qytetin Tokchon.

Motori i raketës u fik pasi udhëtoi për 24 milje duke përfunduar në një zonë ndërtesash industriale si dhe duke shkaktuar dëme masive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekziston frika se gjasat për një përsëritje të aksidentit janë të larta me përdorimin e përsëritur të sistemeve të paprovuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

Imazhet satelitore tregojnë ndërtesat e dëmtuara dhe më pas pastrimin e mbeturinave, ndërsa më vonë tregon se ndërtesa mungon.

Për shkak të natyrës ultra-sekrete dhe paranojake të regjimit të Koresë së Veriut nuk dihet se sa viktima mund të jenë shkaktuar nga incidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?