Koreja e Veriut nuk ndalet, teston dy raketa të tjera
Koreja e Veriut mesa duket nuk ka ndërmend të tërhiqet nga testimi i raketave pasi ka lëshuar përsëri dy tjera me gjithë paralajmërimet që i janë bërë.
Raketat mendohet se janë balistike me rreze të shkurtër, thonë burime nga ushtria e Koresë së Jugut. Ato u qëlluan nga qyteti lindor të Hamhung në Provincën Hamgyong të Jugut dhe ranë në Detin e Japonisë në lindje të gadishullit Korean. Raketat fluturuan një distancë prej rreth 400 km (250 milje), në një lartësi prej rreth 48 km me një shpejtësi maksimale më shumë se Mach 6.1, thuhej në një deklaratë të ushtrisë së Koresë së Jugut.
Nëse konfirmohet, një provë e tillë do të ishte një shkelje e 11 rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB për herën e pestë.
Testimet vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump tha se kishte marrë një “letër shumë të bukur” nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un. Trump tha se Kim nuk ishte i kënaqur me stërvitjet ushtarake të përbashkëta SHBA-Kore e Jugut.
Që prej takimit në qershor ku Trump dhe Kim ranë dakord për të rifilluar negociatat e denuklearizimit, Koreja e Veriut ka lëshuar një numër raketash të cilat kanë përcjellë shqetësim për sigurinë e rajonit.