Koreja e Veriut, provë me raketa balistike

Koreja e Veriut këtë të enjte ka zhvilluar një provë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, e para që kur presidenti amerikan, Joe Biden mori detyrën. Mediat e huaja bëjn ëme dije se Pheniani lëshoi dy raketa balistike që ranë pranë ujrave të Japonisë, sipas kryeministrit japonez Yoshihide Suga.

Ndër të tjera bëhet me dije se ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se dy predhat ishin lëshuar nga provinca jugore e Hamgiongut dhe përshkuan një distancë prej 450 kilometrash, në një lartësi prej 60 kilometrash.

Kapiteni Mike Kafka, zyrtar i çështjeve publike për Komandën Indo-Paqësore të Shteteve të Bashkuara tha në një deklaratë se zyrtarët ishin në dijeni të hedhjes së raketave dhe po ndiqnin situatën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky aktivitet thekson kërcënimin që paraqet programi i paligjshëm i armëve i Koresë së Veriut ndaj fqinjëve të saj dhe komunitetit ndërkombëtar. Angazhimi i SHBA-së për mbrojtjen e Republikës së Koresë dhe Japonisë mbetet i palëkundur,” thuhet në deklaratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është prova e parë me raketa balistike e Koresë së Veriut prej afro një viti. Prova vjen ndërsa administrata e Presidentit Biden është në fazat e fundit të rishikimit të politikës së saj për Korenë e Veriut dhe ka shprehur dëshirë për të rinovuar diplomacinë.

Pheniani ka thënë se nuk është i interesuar për bisedime derisa Shtetet e Bashkuara të heqin dorë nga “politika e tyre armiqësore”, një referencë ndaj sanksioneve, stërvitjeve ushtarake dhe aktiviteteve të tjera të SHBA-së në Gadishullin Korean.

Ndërkohë Koreja e Veriut ka bojkotuar bisedimet për më shumë se një vit dhe duket se synon të rrisë presionin ndaj Uashingtonit./abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?