Koreja e Veriut refuzon vaksinat kineze

Koreja e Veriut kërkoi që gati tre milionë vaksinat që i janë ofruar për të luftuar Covid-19, të dërgohen diku tjetër. Programi Covax i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka ofruar shtetit komunist vaksina kineze Sinovac.

Një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara tha se Phenjani kërkoi që ato të dërgohen në vende më të goditura, për shkak të mungesave globale të vaksinave.

OBSH-ja tha se, deri më 19 gusht, Koreja e Veriut nuk ka regjistruar asnjë rast me Covid-19.

SHKARKO APP