Koreja e Veriut rihap linjën telefonike me botën e jashtme

Koreja Veriore ka shpallur se do ta rihapë të ashtuquajturën “linjë të nxehtë” komunikimit në kalimin kufitar me Korenë Jugore, që është një shenjë e mëtejshme e zbutjes së raporteve ndërmjet dy rivalëve.

Radioja shtetërore verikoreane ka raportuar se do të ripërtrihet lidhja e komunikimit, e cila nuk ishte shfrytëzuar prej vitit 2016, për shkak të mospajtimit të ashpër lidhur me programin raketor balistik dhe atomik verikorean.

Kjo lidhje pritet të rivendoset sot më vonë gjatë ditës në fshatin Panmunjom, në zotën e çmilitarizuar, ka raportuar agjencia Yonhap e Koresë Jugore.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besoj se kjo sinjalizon një lëvizje kah një ambient ku komunikimi do të jetë i mundshëm në çdo kohë”, tha zëdhënësi i presidencës së Koresë Jugore, Yoon Yung-chan. /REL

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?