Koronavirus, 671 të vdekur në 24-orëshin e fundit në New Jork
Bota E Hënë, 13 Prill 2020 19:04
New Jorku kapërceu sot pragun e 10 000 vdekjeve nga COVID-19, në 10 056, njoftoi guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo.
“Sot, u raportuan 671 vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit”, tha Cuomo.
Rajoni mbetet deri më tani, më i prekuri në SHBA, edhe pse guvernatori theksoi se është konfirmuar ngadalësimi në shtetin e Nju Jorkut.