Koronavirus/ Boris Johnson i shkruan çdo britaniku, nisma i kushton 6 milion paund

Kryeministri Boris Johnson i ka shkruar çdo familjeje në Britani duke u kërkuar njerëzve që të qëndrojnë brenda për të mbrojtur Shërbimin Kombëtar të Shëndetit dhe të shpëtojnë jetë ndërsa beteja e Mbretërisë së Bashkuar me koronavirusin intensifikohet.

Në letrën, e cila do u dërgohet rreth 30 milion familjeve në të gjithë vendin në ditët e ardhshme, Johnson nxit unitetin kombëtar dhe u kërkon njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin rregullat e përcaktuara nga qeveria.

“Ne e dimë se gjërat do të përkeqësohen para se të përmirësohen”, thuhet në letrën e Johnson.

Letra do të shoqërohet me një broshurë që përshkruan hapat që qytetarët mund të ndërmarrin për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke përfshirë udhëzimet për larjen e duarve, mënyrën e izolimit të vetvetes dhe si të ndihmojnë të moshuarit dhe të prekurit.

Qeveria tha se letra do të kushtojë rreth 5.7 milion paund për t’u shtypur dhe shpërndarë tek 66 milion banorët e MB.

SHKARKO APP