Koronavirus, SHBA: Po shqyrtojmë seriozisht pezullimin e fluturimeve drejt Kinës
Në orët e vona të pasdites së të martës që lamë pas, zyrtarë nga administrata e Trump kanë thënë se Shtëpia e Bardhë po konsideron mundësinë për të pezulluar çdo udhëtim mes SHBA-së dhe Kinës. Shkak për këtë vendim që po shqyrtohet, pa dyshim që është bërë koronavirus.
Sipas zyrtarëve, administrata po shqyrton mundësinë për të pezulluar udhëtimet, por një vendim përfundimtar nuk është marrë ende. Kjo deklaratë hodhi poshtë zërat e shumë mediave në vend, të cilat e bënë fakt të kryer pezullimin e udhëtimeve.
Duke kërkuar kujdes në trajtimin e kësaj çështjeje, një zyrtar tha se bisedimet janë në zhvillim e sipër.
Ai deklaroi:
Shtëpia e Bardhë nuk ka folur ende me kompanitë e fluturimit dhe nuk ka kërkuar ende asnjë anulim fluturimesh mes SHBA dhe Kinës”.
Infeksionet nga koronavirusi i ri tejkalojnë ato të shkaktuara nga Sarsi. Nga përditësimi i fundit i të dhënave mësohet se epidemia e koronavirusit ka tejkaluar tashmë përhapjen e sindromës së vitit 2003 në Kinë.
5974 raste janë konfirmuar (krahasuar me 5327 të Sars në nëntë muaj), ndërsa vdekjet janë rritur në 132. Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ndërkohë gjatë natës u nisën fluturimet e para nga Ëuhani për të evakuuar qytetarët e huaj të bllokuar në qytetin karantinë.
Qytetarë amerikanë dhe japoneze mbërritën në destinacionin e tyre.