Koronavirusi/1 miliardë banorë mbyllen në shtëpi në të gjithë globin
Në një kohë kur gati 300 mijë njerëz janë prekur nga koronavirusi dhe më shumë se 12 mijë kanë humbur jetën, banorët e të gjithë globit po përpiqen t’i shpëtojnë virusit përmes izolimit. Sipas të dhënave të publikuara nga AFP, janë afërsisht 1 miliard persona në 35 vende të botës, që qëndrojnë të mbyllur në banesat e tyre, me qëllim ndërprerjen e zinxhirit përhapës të pandemisë.
Agjencia franceze specifikon se 600 milionë persona në 22 vende janë detyruar nga autoritetet të izolohen në shtëpi si në Itali, Francë apo vende të tjera të Europës, ndërkohë që ka dhe vende të tilla si Azerbajxhani apo Kazakistani që i kanë vendosur banorët në karantinë.
AFP mes këtyre shifrave përfshin dhe banorët e Bolivisë që janë vendosur në shtetrrethim dhe ata të Iranit, të cilëve autoritetet u kërkojnë të mos dalin nga shtëpitë e tyre.