Koronavirusi/3 leksionet që Kina nuk i mësoi kurrë
Në mars të 2003-shit një virus i frikshëm dhe i panjohur më parë, u përhap me shpejtësi marramendëse në mbarë botën. SARS, sindroma e vështirësisë akute respiratore infektoi brenda pak javësh mbi 8 mijë persona dhe vrau 800 vetë. Shumica prej atyre që u infektuan, përfshirë këtu edhe mjekët, kaluan brenda pak ditësh, nga simptomat e gripit, tek pneumonia e rëndë.
Virusi u përhap menjëherë në 26 vende të botës dhe Kina u kritikua nga OBSH për lajmërimin me vonesë të mundësisë së përhapjes së këtij virusi, vdekje prurës. 17 vite më vonë, përhapja e një virusi të ri, edhe ky vdekjeprurës, rikthen në memorie situatën me SARS, duke vënë në alarm sigurinë në rang global e duke drejtuar gishtin sërish nga qeveria kineze.
Kina është përgjigjur me masa të ashpra, duke vendosur në karantinë milionë banorë, në disa qytete të prekura tashmë. Por a është përgjigja në kohë? Dhe a i ka marrë Kina mësimet e duhura, pas përhapjes së SARS në 2003?
Ekspertët flasin për 3 mësime, që Kina duhet t’i kishte marrë pas 17 vitesh, duke nisur nga bashkëpunimi me vendet e tjera, në nivel shëndetësor së pari, e më pas edhe politik.
Mësimi i dytë, për të cilën Kina po kritikohet gjerësisht, është mbulimi i kësaj situate. Koronavirusi është përhapur në disa province kineze, 6 javë më parë, por situata u bë publike dhe alarmante, pasi viktimat e para ishin shënuar.
Dhe mësimi i tretë që Kina duhej të kishte marrë, pas ngjarjeve të 2003, ishte përmirësimi i përgjigjes mjekësore.