Koronavirusi, CNN: Stresi te mjekët po shënon “viktimat e dyta”

Punëtorët e kujdesit shëndetësor janë përballur me rreziqe për shëndetin e tyre fizik që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit. Shumë prej tyre janë kontraktuar dhe madje kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

Por vetëvrasja e fundit e doktor, Lorna Breen , një doktor i dhomës së urgjencës në Nju Jork që u shërua nga Covid-19, ka nxjerrë në pah rreziqet që mjekët përballen sa i përket shëndetit të tyre emocional dhe psikologjik.

Pandemia e koronavirusit ka krijuar atë që njihet si “viktima të dyta”, sipas Curtis Reisinger, psikolog klinik dhe drejtor i Programit të Ndihmës së Punonjësve në Northëell Health në New York, shkruan CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Termi i referohet mjekëve që përjetojnë trauma në lidhje me kujdesin e një pacienti. Për shembull, Reisinger tha që ai ka dëgjuar nga punonjësit e kujdesit shëndetësor që thonë se Covid-19 i ka bërë ata të mos jenë në gjendje të kujdesen plotësisht për nevojat e pacientëve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak se koronavirusit që është aq ngjitës, familjet nuk lejohen në spitale dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor nuk mund të afrohen shumë me pacientët e infektuar, duke i lënë ata vetëm.

Ju mund ta shihni frikën në sytë e dikujt, por nuk mund t’i bëni atyre një përqafim, nuk mund t’i siguroni ata që gjithçka do të shkojë mirë”, tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?