Koronavirusi dhe karantina, si të menaxhoni ankthin dhe pasiguritë

Truri i njeriut nuk e toleron pasigurinë, ai është ndërtuar që të perceptojë dhe të jetë vigjilent ndaj çdo kërcënimi.

Pra, nëse po ndjeni panik nga koronavirusi, është e natyrshme. Truri jonë kështu është ndërtuar.

Sipas një artikulli të The Guardian, për shumicën prej nesh, jeta nuk është ndjerë kurrë më e pasigurt se tani, dhe pasiguria është, (sipas një studimi të vitit 2016 nga neuroshkencëtarët në University College të Londrës) një gjendje e cila shkakton më shumë stres edhe se sa siguria që do të ndodhë diçka e keqe.

Kjo mund të shpjegojë se dhe pse jeni i ri dhe i shëndetshëm, prisni të infektoheni nga virusi vetëm që mos të mundoheni vazhdimisht nga dilema e vazhdueshme mendore e “po unë?”.

Sipas Robert Leahy, drejtori i Institutit Amerikan për Terapinë Konjiktive dhe studiues i fushës, “të gjithë jemi të mbyllur në një traumë ndërkombëtare njerëzore, ku të gjithë kanë një sens që jeta e tyre, apo jeta e njerëzve që i duan, është nën kërcënim “.

Ai sqaron se kur jemi në gjendje ankthi, priremi të barazojmë pasigurinë me rezultatin më të keq. Duke parë se çfarë po ndodh në vendet të tjera, normalisht kemi ndjesi tmerri, por mund të themi gjithashtu që fakti se masa të tilla si testimi, distancimi shoqëror, karantinimi dhe kufizimet e udhëtimit duket se kanë një efekt pozitiv në kontrollimin e përhapjes së virusit, dhe se janë duke u zhvilluar edhe kura të mundshme për të. Asnjë nga këto nuk ndikon gjithsesi në seriozitetin e pandemisë, dhe tek jetët e shumta që tashmë janë humbur dhe do të humbasin. Por çështja është se për momentin, askush me të vërtetë nuk e di se çfarë do të ndodhë.

Shumica prej nesh dëshirojnë stabilitet. “Ne duam parashikueshmëri,” thotë Daniel Freeman, profesor i psikologjisë klinike në Universitetin e Oksfordit. “Ne duam të sigurohemi që mënyra se si bota jonë duket kur ngrihemi në mëngjes është e njëjtë me atë kur të shkojmë në shtrat. Nëse ndodh ndryshimi, ne preferojmë që ajo të jetë nën kushtet tona. ” Por ndonjëherë jeta ka plane të tjera.

“Ne duhet të pajtohemi me një pasiguri të tillë,” thotë ai. Fundja, ne jetojmë me shumë pasiguri dhe mungesë kontrolli, edhe pse në shkallë shumë më të vogël, siç është të ngasësh makinën apo të qenit pasagjer në një të tillë.

Ndjekja e vazhdueshme e lajmeve është një formë e të ndjerit kontroll mbi ngjarjet, thotë Freeman, por kjo mund të përkeqësojë ankthin. Prandaj sigurohuni që të merrni informacionin dhe këshillat nga burimet më të mira, për tu siguruar gjithashtu që planet tuaja përshtaten me këshillat e ekspertëve.

Freeman këshillon krijimin e një plani për ta bërë më të lehtë menaxhimin e ankthit, në mënyrë që të dimë se çfarë të bëjmë. Nëse shqetësohemi për pak kohë kjo nuk përbën domosdoshmërisht një problem, pasi mund të na paralajmërojë për modifikimet që duhet të bëjmë, por edhe përqëndrimi i tepërt po ashtu nuk shërben për asgjë dhe nuk është as i shëndetshëm.

Shkëputeni veten nga të mbimenduarit dhe mbishqetësuarit. Mundohuni të jeni sa më shumë dhe sa më gjatë të qetë, përqendrohuni në atë që po bëni dhe jo atë që po mendoni, dhe do të shikoni që shqetësimi nuk do të jetë më kaq konstant.

SHKARKO APP