“Koronavirusi është më pak ngjitës se fruthi, mund të infektoheni vetëm nga kontakti shumë i afërt”
Teksa kronavirusi vijon të shpërndahet në të gjithë botën, një mjeke australiane ka dhënë detaje të reja në lidhje me këtë sëmundje që është cilësuar si vdekjeprurëse. Mjekja Preeya Alexander, e cila punon në një spital në Melburn, thotë se koronavirusi, kur shfaqet, shpërndahet më lehtësisht se SARS, por nuk është dhe aq ngjitëse. Ajo e krahason këtë sëmundje me fruthin, teksa thotë se koronavirusi është më pak ngjitës sesa fruthi.
Në faqen e saj në Instagram, mjekja Alexander shprehet se fruthi është ngjitës në nivel të lartë dhe një person i vetëm me këtë sëmundje mund të infektojë 12-18 persona të pavaksinuar. Sipas saj, nëse një person ka koronavirus, maksimumi mund të infektojë një ose tre persona.
Koronavirusi shpërndahet përmes rrugëve të frymëmarrjes, apo edhe përmes teshtimave. Muajin e shkuar profesori Paul Kelly, një emër shumë i njohur në fushën e mjekësisë në Australi, shprehu bindjen se kronavirusi mund t’ju infektojë vetëm nëse keni kontkat shumë të afërt me personin e infektuar për një kohë të gjatë.
Sipas tij, është shumë e sigurt për jetën e kujtdo, nëse një person i infektuar ecën i qetë në rrugë, në punën e tij. Mjeku shton se ky virus nuk përhapet përmes ajrit dhe aq kollaj.
Më tej, mjekja Alexander thotë:
Shefi i departamentit të mjekësisë në Australi ka konfirmuar se koronavirusi mund të bëhet ngjitës vetëm pas kontaktit me personin e infektuar, për një kohë të gjatë. Fjala kyç dhe çelësi i kësaj sëmundjeje, është “koha e gjatë”. Ekspertët thonë se të ecësh përkrahë një personi të infektuar në rrugë, ka një rrezik shumë të ulët të infektimit. Mendoj se diçka që të gjithë duhet ta dinë, është se shumë persona i ka kapur paniku më së koti. Megjithatë, sa më shumë informacion të saktë të merrni në lidhje me këtë sëmundje, më mirë do të jetë”.