Koronavirusi futet në burgjet greke
Koronavirusi depërton në burgjet greke. Një rast pozitiv është konfirmuar në burgun e Koridhalos të martën pasdite.
Bëhet fjalë për një 33-vjeçar greko-armen.Incidenti ka shkaktuar një trazirë të madhe, pasi ka dyshime që i burgosuri të mos jetë i infektuari i parë.
Një test i dytë është duke u zhvilluar për të konfirmuar se ai është pozitiv për virusin.
“Raportohet se i arrestuari ishte në të njëjtën qeli me tre të tjerë dhe që nga momenti kur u gjet pozitiv për virusin, ai u transferua në një qeli të izoluar. Nesër do të merret kampioni dhe do të gjurmohen kontaktet e tij. Autoritetet kompetente do të kontrollojnë se me kë shoqërohej i arrestuari dhe nëse të arrestuarit e tjerë konstatohen se janë pozitivë për koronën do të shikohet mundësia e izolimit të një pjese të tërë të burgut” raportojnë mediat greke.
Greqia regjistroi sot 16 raste të reja me Covid 19, duke e çuar në 3,302 numrin e të infektuarve.
Ndërkohë numri i viktimave nga fillimi i pandemisë është 190.