Selin provokoi Mirin dhe Rogertin, debate në “Big Brother VIP”, banori: Ajo është xheloze

Selin, Miri dhe Rogerti po vijojnë ende me “armiqësitë” e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Selin gjatë këtyre ditëve ka provokuar Mirin, për të prishur marrëdhënien mes tij dhe Rogertit. Kjo situatë solli debate mes tyre gjatë prime-t, teksa Rogerti tha se ajo është xheloze për marrëdhënien me Mirin.

Rogerti: Unë me Mirin shkojmë shumë mirë. Unë jam impulsiv, Miri i qetë. Shumë herë më qetëson, kemi gjetur tenxherja kapakun në këtë lojë. S’është faji im që ti ke dashur të prishesh me Mirin se nuk e ke kuptuar këtë lojë. Selin është xheloze, i ka rënë kovës me qumësht vetë dhe ka treguar një gocë ofenduese.

Selin: Miri njihet provokativ për lojën. Mendova t’i bëj një provokim. Shkova tek Miri, se nëse ai është pretendent për finale, siç e thotë në shtëpi, doja të shihja Mirin në atë situatë të lojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Miri: Selin do të më shohë mua vetëm në lojë? Ti ke qenë vetëm kur ne u ndamë në lojë, Gimbon nuk e ke pasur?

Swiss Digital Mobile Reklama

Selin: Nuk kam pasur lojë me partnerin unë. Nuk kam pasur ortakëri. Unë nuk kam.

Miri: Ishte një provokim i Selin, unë e njoh shumë mirë, që kur flet me ironi, që kur reagon.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?