Koronavirusi i merr jetën dhe Drejtorit të spitalit në Wuhan – Ndërkohë numri i viktimave shkon në mbi 1800!

Numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri ka arritur në 1.873, pasi pothuajse gjysma e popullsisë, 1.3 miliardë, e Kinës mbetet subjekt i formave të ndryshme të kufizimeve të udhëtimit dhe masave të tjera  të karantinës. Komisioni Shëndetësor Komunal i Wuhan konfirmoi që Liu Zhiming, drejtor i Spitalit Wuchang të Wuhan, vdiq këtë mëngjes në moshën 51 vjecare, pasi ishte infektuar me Koronavirusin.

Sipas lajmit të publikuar në internet nga televizioni shtetëror CCTV stafi mjekësor i dërguar nga Spitali i Pekinit, Xiehe, raportoi se Liu kishte vdekur nga Koronavirusi në 10:30 me kohën lokale pasi të gjitha përpjekjet për t’i shpëtuar jetën kishin dështuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?