Koronavirusi, Kina mund të nxjerrë vaksinat e para

Qeveria kineze ka deklaruar se disa vaksina kundër koronavirusit mund të jenë në përdorim klinik duke filluar nga muaji i ardhshëm. Shkencëtarët e vendit po përpiqen që të zhvillojnë produkte imunizimi të prodhuara nga pesë teknologji njëherësh, raportojnë zyrtarët.

“Ne vlerësojmë që në prill ka shpresë që disa nga vaksinat mund të hyjnë në fazën e përdorimit klinik ose urgjent”, u shpreh Zheng Zhongweri, drejtor i Qendrës për Zhvillimin Teknik dhe Kërkimin. Zyrtari u shpreh se është krijuar një ekip special për të marrë përsipër përgjegjësinë e zhvillimit të vaksinave kundër epidemisë vdekjeprurëse.

Fillimisht përdorimi i vaksinave do të testohet tek kafshët, për t’u vendosur më pas në zbatim ndaj personave të infektuar. Sakaq, Jack Ma, njeriu më i pasur i Kinës, dhuroi 100 milion juanë (rreth 14 milionë euro) për të ndihmuar shkencëtarët të zhvillojnë vaksinat kundër virusit famëkeq, të njohur zyrtarisht si COVID19.

SHKARKO APP