Koronavirusi, Maqedonia e Veriut anulon tubimet publike deri më 6 mars

Qeveria e Maqedonisë së Veriut rekomandon anulimin e të të gjitha tubimeve masive publike, si masë për ndalimi për koronavirusin.

Aktualisht këto masa do të vlejnë deri më 6 mars, por mundësia për masa të reja do të ngelet e hapur, varësisht prej rrethanave të krijuara nga koronavirusi. Ngjarjet sportive të caktuara për këtë periudhë nuk anulohen, por do të bëhen pa prezencën e publikut.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka informuar se një udhëtar, i cili nga Italia është kthyer në Strumicë, më 22 shkurt, është paraqitur se ka temperaturë të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në klinikën infektive në Shkup, tashmë po kurohet një person i diagnostifikuar me koronavirus, ndërsa 12 persona janë në izolim për shkak të kontakteve që kanë pasur me persona të prekur nga koronavirusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?