“Koronavirusi mund të ketë qenë në Itali që në tetor”, epidemiologu i njohur hedh dyshimet e rënda

Disa shkencëtarë janë duke investiguar nëse koronavirusi është përhapur në Itali vitin që lamë pas. Arsye për nisjen e këtij studimi janë rastet e shumta të pranuara nëpër spitale me pneumoni dhe grip.

Një numër më i madh se zakonisht të sëmurësh janë regjistruar në Milano dhe Lodi, dy nga qytetet më të prekura nga Covid-19 në Lombardi. Rastet thuhet të jenë regjistruar mes tetorit dhe dhjetorit.

Adriano Decarli, një epidemiolog nga Univerisiteti i Milanos, nuk dha shifra të sakta, por është shprehur se me qindra pacientë më shumë se zakonisht u shtruan në spital tre muajt e fundit e 2019-ës me pneumoni dhe shenja të ngjashme me gripin.

Sipas tij, disa prej këtyre pacientëve kanë humbur jetën.

Decarli po rishikon të dhënat e spitalit dhe detajet e tjera klinike të atyre rasteve, përfshirë personat që ndërruan jetë më vonë në shtëpi, për të kuptuar nëse epidemia e koronavirusit kishte qenë në Itali që në atë kohë.

“Në duam të dimë nëse virusi ka qenë në Itali që në fund nga fundi i vitit 2019 dhe, nëse po, pse qëndroi i pa vënë re për një kohë relativisht të gjatë në mënyrë që të kemi një panoramë më të qartë, nëse do na duhet të përballemi me një valë të dytë të epidemisë.”, u shpreh epidemiologu Decarli.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, koronavirusi i ri dhe COVID-19, sëmundja e frymëmarrjes që ajo shkakton, ishin të panjohura para se të raportohej rasti i parë në Wuhan, në Kinën qendrore, në dhjetor.

SHKARKO APP