Koronavirusi në Greqi/ Konfirmohen 2 301 raste të reja dhe 41 vdekje në 24 orët e fundit

Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi konfirmoi sot se janë 2 301 raste të reja të regjistruara  në 24 orët e fundit, nga të cilat 14 u identifikuan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 203 978. Bazuar në rastet e konfirmuara në 7 ditëve të fundit, 72 konsiderohen se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 3 231 kanë të bëjnë me raste tashmë të njohura.

Vdekjet e reja të pacientëve me COVID-19 janë 41, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6 705 vdekje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 452.  Që nga fillimi i pandemisë, 1 403 pacientë janë larguar nga ICU.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pranimet  e pacientëve të rinj me Covid-19 në spitalet e territorit janë 356. Pranimi mesatar shtatë ditësh është 337 pacientë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?