Koronavirusi në ShBA, 97 viktima dhe 7038 të prekur

Në ShBA janë konfirmuar 7038 persona të infektuar me koronaviusin e ri.

Sipas asaj që raporton qendra e Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve në ShBA, 97 persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin.

50 shtete amerikane janë goditur nga pandemia e COVID -19.

Ndërkohë që ShBA ka regjistruar dhe 46 të infektuar që ishin në bordin e anijes Diamond Princess dhe 3 persona të riatdhesuar nga Kina, por ato nuk janë futur në numrn total të të infektuarve.

Ditën e sotme në ShBA do të votojë një projektligj që parashikon testimin falas të pacientëve me koronavirus.

Pasi ajo të votohet pritet që të miratohet dhe të firmoset nga Presidenti Donald Trump.

SHKARKO APP