Koronavirusi nuk merr vetëm të moshuar, pasi i mbijetoi kancerit vdes 34-vjecari në SHBA
Një 34-vjeçar, që i mbijetoi kancerit ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Jeffrey Ghazarian, i cili doli pozitiv ndaj COVID-19 vetëm disa ditë më parë, është personi më i ri në Amerikë që vdes nga virus i tmerrshëm. Ai vdiq vetëm dy javë pasi vizitoi dy parqet në Florida.
“Jeffrey ynë i dashur, i ëmbël dhe argëtues shkoi tek Jezusi këtë mëngjes. Jeffrrey do të na mungojë çdo ditë , por jemi mirënjohës për të gjitha kujtimet e lumtura që kemi pasur së bashku.”- shkroi familja në Facebook-un e tij.
Motra e vogël e banorit të Kalifornisë, Lauren, së pari përditësoi Facebook-un e tij kur testoi pozitiv për COVID-19, të premten e kaluar.
Edhe pse 34 vjeç, ai shfaqi probleme serioze nga koronavirusi. Familja tha se ai kishte pasur astmë dhe bronkit gjatë fëmijërisë, edhe pse nuk pati nevojë për një pompë ndër vite.
Ai gjithashtu i mbijetoi kancerit në testikuj, në 2016-ën, me një operacion të vetëm. Të enjten, familja tha se vdiq tragjikisht, pasi kaloi 5 ditë në spital.Vdekja e tij erdhi kur SH.B.A. kishte konfirmuar më shumë se 10 000 raste të koronavirusit dhe më shumë se 160 vdekje.