Koronavirusi: Presidenti kinez falenderon Bill Gates për fondin 100 mln dollarë
Presidenti kinez Xi Jinping i ka shkruar Bill Gates-it në përgjigje të letrës që mori nga drejtuesi amerikan i biznesit lidhur me epideminë e koronavirusit.
Gates-i tha se fondacioni i tij zotohet të ofrojë 100 milion dollarë amerikanë fonde urgjente për ta ndihmuar Kinën të forcojë kërkimet epidemiologjike, ndërhyrjen emergjente dhe prodhimin e barnave, vaksinave dhe diagnostikuesve.
Presidenti kinez tha nga ana e tij se ai vlerëson thellësisht aktin e bujarisë të fondacionit “Bill & Melinda Gates” dhe letrën e tyre të solidaritetit për popullin kinez.
Xi u shpreh se fondacioni ka luajtur një rol pozitiv në reagimin global kundër koronavirusit.
/Marre nga CRI/