Koronavirusi, rekord i ri/ 242 viktima në një ditë në Hubei

Rreth 242 viktima nga koronavirusi i ri janë regjistruar në provincën kineze të Hubeit të mërkurën, dita më vdekjeprurëse e shpërthimit.

Ka patur po ashtu edhe një rritje të numrit të rasteve me 14840 persona të diagnostikuar me virusin. Hubei ka nisur përdorimin e një metode të re për diagnostikimin e njerëzve që ka sjellë edhe këtë shtim të madh rastesh. Kina shkarkoi dy zyrtarë në provincën Hubei, pak orë pasi shifrat e reja u zbuluan. Deri të mërkurën, numri i personave të diagnostikuar në Hubei, ku edhe epidemia lindi, ishte duke u stabilizuar. Por rastet e reja dhe viktimat në provincë e kanë cuar tani bilancin kombëtar në mbi 1350 viktima dhe rreth 60 mijë infektime.

Provinca, që mban edhe më shumë se 80 për qind të infektimeve në kinë, tani përfshin edhe rastet e diagnostikuara klinikisht në numrin e rasteve të konfirmuara. Kjo do të thotë se përfshihen edhe ata që tregojnë simptoma dhe i janë nënshtruar një skanimi që ka treguar mushkëri të infektuara ndërsa më parë konsideroheshin të prekur vetëm ata që rezultonin pozitivë në testet standarde të acideve nukleike. Nga 242 viktimat e reja në uhan, 135 ishin raste të diagnotikuara klinikisht.

Kjo do të thotë se edhe pa përcaktimin e ri, numri i viktimave në Hubei të mërkurën ishte 107, një rekord i ri për provincën. Ndërkohë, një anije krocerë me më shumë se 2 mijë persona është lejuar të ankorohet në Kamboxhia pasi ishte refuzuar nga pesë porte të tjera për shkak të frikës se disa pasagjerë ishin të prekur nga virusi. Japonia, Tajvani, Guami, Filipinet dhe Tajlanda, e kishin refuzuar anijen pavarësisht se ajo nuk kishte pacientë të sëmurë në bord.

SHKARKO APP