Koronavirusi, rritet numri i rasteve të infektuar në Europë. Rezoluta e OKB: Bashkëpunim ndërkombëtar

Ndërsa në botë numri i të infektuarve ka koronavirusi ka kapërcyer shifrën e 1 milion rasteve, rreth gjysma e tyre janë në Europë.

Në Spanjë të identifikuarit pozitiv me Covid-19 janë rritur në 112.065 për një total vdekjesh prej 10.348 kurse numri i të shëruarve është 26.743.

Gjermania ka regjitruar deri tani 84.794 të prekur nga koronavirusi. Numri i vdekjeve në vend ka shkuar në 1.107 kurse të shëruarit janë 22.440.

Në Francë totali atyre që kanë rezultuar opozitiv është rritur në 59.929 teksa në vend viktimat janë 5.398 kurse numri i të shëruarve është rritur në 12.548.

Mbretëria e Bashkuar, e vonuar në masat e izolimit social dhe kufizimet për të frenuar përhapjen e infeksionit, ka regjistruar një total prej 34.173 të prekur nga Covid-19,

kurse numri i atyre që kanë humbur jetën është rritur në 2.926.

Rezoluta e OKB

Asambleja e Përgjithshme e OKB ka aprovuar një rezolutë përmes së cilës kërkon “bashkëpunim ndërkombëtar” dhe “multilateralizëm” për të luftuar koronavirusin.

Teksti i kundërshtuar nga Rusia dhe nga katër vende të tjera, nënvizon gjithashtu “nevojën për të respektuar plotësisht të drejtat e njeriut” dhe denoncon “të gjitha format e diskriminimit, racizmit dhe ksenofobisë në përgjigjen ndaj pandemisë.

SHKARKO APP