Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:22 Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e dy aksidenteve të rënda të regjistruara gjatë së…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Koronavirusi s’do t’ia dijë për grindjet partiake”! Zbulohet lëvizja e Trump që siguron miliarda USD fonde emergjence për të frenuar virusin

Bota E premte, 28 Shkurt 2020 20:24
“Koronavirusi s’do t’ia dijë për grindjet partiake”! Zbulohet lëvizja e Trump që siguron miliarda USD fonde emergjence për të frenuar virusin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në SHBA, ligjvënësit po punojnë për një marrëveshje dypartiake që do të siguronte miliarda dollarë fonde emergjence për të frenuar përhapjen e koronavirusit në botë. Demokratët e Kongresit kanë kritikuar administratën Trump për një përgjigje të koordinuar dobët, duke e cilësuar të pamjaftueshëm propozimin e Shtëpisë së Bardhë për vetëm 2.5 miliardë dollarë fonde. Por siç njofton Katherine Gypson e Zërit të Amerikës, zyrtarët shëndetësorë i siguruan ligjvënësit se përpjekjet e SHBA po japin rezultat.

Në Kaliforni, shfaqja e rastit të parë me koronavirus në vend pa asnjë lidhje me burime të jashtme e ka rritur trysninë ndaj ligjvënësve amerikanë për të marrë masa.

Pas një jave mesazhesh kontradiktore të administratës Trump, Zëvendës Presidenti Pence mori drejtimin e përpjekjeve për t’iu përgjigjur kërcënimit.

“Ne do të përdorim të gjithë forcën e qeverisë për t’u përballur me këtë. Presidenti dëshiron ta bëjë të qartë se çfarë përparësie është kjo për të dhe për administratën tonë,” tha zoti Pence.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por kostot e paparashikuara për koronavirusin do të kërkojnë para shtesë nga Kongresi, duke bërë që demokratët të dilnin pa humbur kohë për të thënë se vetë zoti Trump është përpjekur të shkurtojë programet që do të ishin të nevojshme në këtë rast.

“Kush shkurtoi 35 milion dollarë nga fondi i reagimit të shpejtë për sëmundjet infektive? Presidenti Trump. Kush shkurtoi 85 milion dollarë nga fondi i emergjencës për sëmundjet infektive? Presidenti Trump. Kush shkurtoi 120 milion dollarë nga programet për gatishmërinë dhe reagimin në çështjet e shëndetit publik? Presidenti Trump. Dhe kush thjesht propozoi shkurtimin me 16% të buxhetit të Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve që është agjensia për luftimin e këtyre lloj viruseve? Jo demokratët. Jo media. E bëri Presidenti Trump”, tha senatori demokrat, Chuck Schumer.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti Trump kandidon këtë vjeshtë për rizgjedhje dhe republikanët i akuzojnë demokratët se po luajnë politikë me një krizë ndërkombëtare.

“Koronavirusi nuk do t’ia dijë për ciklet e grindjeve partiake apo lajmet politike. Kjo sëmundje e re nuk mund të presë derisa ligjvënësit të shfryjnë dufin, gjë që mund të na çonte më larg e jo më afër rezultatit.”

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila është përpjekur të qetësojë njerëzit duke vizituar një qendër të komunitetit kinez në distriktin e saj, tha se ligjvënësit janë afër një marrëveshjeje:

“Ne duhet të jemi të gatshëm për të punuar në një mënyrë dypartiake në Kongres si dhe me administratën, për të arritur qëllimin e duhur. Në lojë është jeta e njerëzve. Nuk është koha për të vënë gishtin te dikush ose për të luajtur politikë,” tha zonja Pelosi.

Mund t'ju interesojë

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Para 1 ore
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 2 orësh

Zyrtarët e shëndetësisë që informuan ligjvënësit mbi masat e SHBA, thanë se publiku nuk duhet të frikësohet, edhe pse priten më shumë raste.

“Rreziku për publikun amerikan është i ulët. Ne kemi një strategji agresive të frenimit që ka funksionuar realisht deri më tani në 15 raste në Shtetet e Bashkuara. Deri në rastin e sapo shfaqur në Sacramento, nuk kemi patur asnjë rast të ri gjatë dy javëve. Besoj se do të shohim raste të reja,” thotë Dr. Robert Redfield, i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve.

Lëvizja e shpejtë e virusit po detyron shumë ligjvënës të pranojnë se askush nuk e di se sa para do të duhen, 2,5 miliardë dollarë siç propozon presidenti, apo 8,5 miliardë që është propozuar nga demokratët e Senatit.

“Ne thjesht duhet të garantojmë se shkencëtarët tanë dhe njerëzit në vijën e parë, veçanërisht ata që janë në sistemet e shëndetit publik dhe në spitalet e vijës së parë do të kenë burimet dhe mbështetjen e duhur,” thotë Ami Bera, ligjvënës demokrat.

Megjithë mosmarrëveshjet politike, ligjvënësit shpresojnë ta miratojnë fondin shtesë deri nga mesi i marsit./VOA

Etiketat e lidhura

koronavirusishbaTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 4 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.