Koronavirusi-SHBA, anija spital ‘USNS Comfort’ me 1000 shtretër mbërrin në ujrat e New York-ut

‘USNS Comfort’, anija ushtarake spitalore e dërguar nga Donald Trump në mbështetje të operacioneve për të luftuar përhapjen e pandemisë nga koronavirusi që po përhapet me egërsi ka mbërritur në ujrat e New York-ut.

Stafi i anijes përbëhet kryesisht nga trupa që i përkasin Korpusit Mjekësor dhe Stomatologjik, me mjekë dhe infermierë.

‘USNS Comfort’ ka 1000 shtretër spitalorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi kaloi në ‘New York City Harbour’, ajo u fut në anën perëndimore të Manhattanit dhe do mbetet e ankoruar atje gjatë gjithë kohëzgjatjes së emergjencës shëndetësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të shtunën nga stacioni Detar Norfolk, në Virxhinia, gjatë një ceremonie, presidenti Donald Trump u shpreh se: Ne jemi në luftë kundër një armiku të padukshëm. Kjo anije është një mesazh shprese dhe solidariteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?