Koronavirusi, shifra tragjike në SHBA: 1,399 viktima në 24 orë, mbi 14 mijë të vdekur dhe 418 mijë të infektuar

SHBA vazhdon të mbetet ndër vendet më të prekura nga Covid-19.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1,399 viktima.

Tashmë numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 14,420.

Ndërkohë ka patur 18,224 raste të reja me koronavirus dhe numri i të prekurve ka arritur në 418,559.

Numri i pacientëve të shëruar ka arritur në 22,814.

SHKARKO APP