Koronavirusi “shkon” edhe tek politikanët, rezultojnë pozitivë kryetarja e Kuvendit dhe ministri i Mbrojtjes

Koronavirusi ka prekur disa nga zyrtarët më të lartë të politikës në Serbi. Mediet raportojnë se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviç, dhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Në një deklaratë për media nga Ministria e Mbrojtjes e Serbisë thuhet se ministri Vulin është në gjendje të mirë shëndetësore, pasi nuk ka simptoma të dukshme të infeksionit dhe ndodhet në vetizolim.

Gjatë ditës u raportua se edhe drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është infektuar me COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa nga mediat e mëdha serbe, bazuar në burime të tyre, shkruajnë se Gjuriç është testuar të premten dhe ka rezultuar pozitiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?