Koronavirusi, sipermarrësi italian u rrit pagat punonjësve, levron fondin 2 milion euro

Mbreti i makaronave të frekëta në Itali i markës së njohur Rana, sipërmarrësi Giovanni Rana ka deklaruar sot se kompania e tij ka aktivizuar një plan të jashtëzakonshëm për rritjen e pagave të punonjësve të tij që po punojnë pa u ndalur në këtë moment kur i gjithë vendi është ndaluar nga masat e rrepta për ndalimin e përhapjes së pandemisë COVID -19 në vend.

Presidenti i markës made in Italy “Rana” ka deklaruar se ky plan ka parashikuar një fond prej 2 milionë euro duke shtuar me 23% pagat mujore të 700 punonjësve të tij që punojnë në 5 stabilimentet e tij në të gjithë territorin italian.

Gjithashtu dhe për punonjësit me fëmijë të vegjël firma”Rana” ka parashikuar një bonus 400 euro për të paguar babysitter .

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shpërblim ndaj punonjësve do t’i shtohet dhe kontributit të parashikuar nga shteti për të gjithë punonjësit që vazhdojnë punën pa ndërprerë e që do të marrin 100 euro shtesë në pagë si dhe një bonus prej 600 euro për babysitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?