Koronavirusi, Trump hap “thesin”: 1 200 dollar çdo të rrituri për shpenzime mujore
Një plan prej 2 trilion dollarësh. Është kjo masa e marrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit që po vë në vështirësi vendin.
Plani është fryt i një marrëveshjeje mes senatit dhe Shtëpisë së Bardhë. Është plani i stimujve ekonomikë më i madh ndonjëherë në historinë amerikane.
Detajet e këtij plani janë ende të paqarta, por sipas mediave ëshët parashikuar një cek prej 1200 dollarësh për të rriturit dje 500 dollarë për fëmijët, rreth 850 miliardë mes kredive dhe ndihmave për sipërmarrjet në sektorët më të goditur nga kriza, shtete dhe qytete.
Gjithashtu prioritet mbetet dhe ulja e nivelit të papunësisë si dhe një shpërblim financiar për spitalet dhe ekipet shëndetësore në linjë të parë në këtë situatë emergjence, raporton abcnews.al.
Ndërkohë që shifrat në vend rriten, janë rreth 53 mijë rastet me të prekur dhe mbi 680 viktima, ku 24 orët e fundit kanë humbur jetën 163 persona, një numër i ri ku për territorin amerikan.
Por këto shifra nuk e trembin presidentin Tramp i cili u shpreh se po nis të shohë dritë në fund të tunelit.
Të paktën 15 shtete amerikane kanë urdhëruar rreth 166 milion persona – pak a shumë gjysmën e popullisë amerikane, 51% – që të qëndrojnë në shtëpi për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Lajmi është konfirmuar nga CNN.