Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Koronavirusi/ Trump: Presidenti ka autoritetin për heqjen e masave kufizuese! Guvernatorët: Këtë e vendosim ne! Siguria publike, më e rëndësishme

Bota E martë, 14 Prill 2020 07:24
Koronavirusi/ Trump: Presidenti ka autoritetin për heqjen e masave kufizuese! Guvernatorët: Këtë e vendosim ne! Siguria publike, më e rëndësishme
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti Donald Trump tha ditën e djeshme se ai ka autoritetin për lehtësimin e masave kufizuese kundër pandemisë së koronavirusit dhe rihapjen e ekonomisë. Por guvernatorë nga të dyja partitë u përgjigjën me shpejtësi, duke thënë se përgjegjësia e tyre kryesore kushtetuese është siguria publike në shtetet e tyre dhe se ata do të vendosnin se kur do të jetë e sigurt heqja e kufizimve dhe rikthimi normal i operacioneve.

Udhëheqësit demokratë në shtetet verilindore dhe ato perëndimore të vendit njoftuan një paktë të veçant shtetëror për të koordinuar përpjekjet e tyre për të mos lehtësuar kufizimet ose rihapur bizneset, ndërkohë që Presidenti Trump pretendoi se kjo ishte në kompetencën e tij.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 7 orësh
Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Para 7 orësh
Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Sot votime në Serbi, Vuçiq përballë kandidatëve të partisë së Studentëve

Para 10 orësh

“Kur dikush është president i Shteteve të Bashkuara, autoriteti është total,” tha Trump në konferencën e shtypit për koronavirusin në Shtëpisë e Bardhë. “Guvernatorët e dinë këtë.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Por ai nuk ofroi asnjë të dhënë specifike në lidhje me burimin e autoritetit të tij ose planin e tij për të rihapur ekonominë.

I shqetësur nga pasojat e krizës së shëndetit publik dhe asaj ekonomike, Presidenti Trump ka mbështetur rekomandimet federale për distancimin shoqëror që skadojnë në fund të muajit. Por guvernatorët dhe drejtuesit lokalë kanë qenë ata që kanë vënë kufizime të detyrueshme, përfshirë mbylljen e shkollave dhe mbylljen e bizneseve jo thelbësore.

Presidenti Donald Trump tha dje se ai së shpejti do të vendosë nëse do të rihapë ekonominë Shtetet e Bashkuara pasi ekspertët e shëndetit shprehen optimizëm se më e keqja e pandemisë së koronavirusit në vend së shpejti mund të kalojë.

Në Shtetet e Bashkuara, 42 nga 50 guvernatorët e shteteve kanë vendosur urdhëra për të qëndruar në shtëpi ndërsa virusi po përhapet në të gjithë vendin. Presidenti Trump rekomandoi distancimin shoqëror të amerikanëve deri në fund të prillit, por tani po shqyrton mundësinë e rihapjes së plotë ose të pjesshme të vendit më 1 maj.

Ndërsa raportimet e mediave në Shtetet e Bashkuara kanë sugjeruar se vendimi për heqjen e kufizimeve është përgjegjësi e guvernatorëve të shteteve, Presidenti Trump tha në Twitter, “Duhet kuptohet plotësisht se kjo është e pasaktë.”

Trump tha, “Është vendim i Presidentit, dhe për shumë arsye të mira. Administrata dhe unë po punojmë ngushtë me guvernatorët, dhe kjo do të vazhdojë. Një vendim nga unë, në bashkëpunim me guvernatorët dhe me kontributin e të tjerëve, do të merret së shpejti!”

Ekspertët e lartë të Shëndetit në Shtetet e Bashkuara po shprehin optimizëm se përhapja e koronavirusit në vend po ngadalësohet.

“Në mes të tragjedisë, ka shpresë,” tha zyrtari i lartë i shëndetësisë, Jerome Adams në një postim në Twitter.

Ai tha se shtetet perëndimore të Kalifornisë dhe Uashingtonit “mbeten të qëndrueshme” sa i përket numrit të rasteve të reja. Adams tha se numri i infektimeve në Nju Jork dhe Nju Xhërsi në lindje të Shteteve të Bashkuara dhe qytetet e Detroit në pjesën qëndrore dhe Nju Orlinsit në jug “duket se po nivelizohet”.

“Distancimi shoqëror dhe masat kufizueze po funksionojnë. Po shohim një dritë në fund të këtij tuneli të errët,” tha Adams, pasi ai u bëri thirrje amerikanëve të vazhdojnë të mbajnë një distancë të pakten prej dy metrash larg njëri-tjetrit.

Doktor Robert Redfield, Drejtor i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tha për emisionin “Today” të kanalit NBC se, “Ne po i afrohemi pikut tani. Shpresoj këtë javë. Ju e dini që keni arritur pikun kur në një ditë në të vërtetë ka më pak raste së në ditën e mëparshme. Ne jemi duke u stabilizuar në të gjithë vendin tani për sa i përket përhapjes (së virusit).”

Por Redfield, ashtu si zyrtarët e tjerë të shëndetit, shprehu shqetësime për rihapjen e vendit më 1 maj, datë që po shqyrtohet nga Presidenti Trump.

Dr. Anthony Fauci, Drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, tha të Dielën se ekziston një “rrezik i jashtëzakonshëm” i përhapjes së mëtejshme të koronavirusit nëse Shtetet e Bashkuara i kthehen normalitet shumë shpejt.

“Nuk ka dyshim se ne duhet të rihapemi në mënyrë duhet,” për të shmangur një ringjallje të koronavirusit në korrik dhe gusht, tha Redfield. “Do të jetë një proces hap pas hapi, gradual. Duhet të jetë një proces i bazuar në të dhëna”.

Vlerësimi i tyre erdhi ndërsa numri i të vdekurve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të rritet, duke arritur në 22,000, me 558,000 raste të konfirmuara.

Redfield tha se shkalla e vdekshmërisë, “megjithëse për fat të keq është ende shumë e lartë, ajo doli të jetë shumë më e ulët sesa e parashikonim” për shkak të distancimit shoqëror.

Trump në janar, shkurt dhe gjysmën e marsit minimizoi kërcënimin nga koronavirusi pas njoftimeve të para për përhapjen e virusit në Kinë, para se të shpallte një emergjencë kombëtare në mes të marsit. Në disa raste, ai ka thënë se kishte pak raste në Shtetet e Bashkuara dhe se sëmundja shumë shpejt të të venitej.

Presidenti Trump të dielën ishte i zemëruar me një vlerësim të zotit Fauci në një intervistë me rrjetin CNN në të cilën tha se “padyshim” reagimi i vendit mund të kishte qenë më i mirë.

Trump ka ripostoi në Twitter një mesazh të një mbështetësi të tij që kërkonte shkarkimin e zotit Fauci, megjithëse Fauci ka vazhduar të shfaqet së bashku me presidentin në konferencat për shyp të Shtëpisë së Bardhë mbi koronavirusin

Të hënën pasdite, Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë njoftimet për shkarkimin e zotit Fauci.

“Këto janë diskutime qesharake të mediave,” tha zëdhënësi i Presidentit Trump Hogan Gidley. “Presidenti Trump nuk po pushon nga puna Dr. Faucin.”

Gidley shtoi se “Dr. Fauci ka qenë dhe mbetet një këshilltar besnik i Presidentit Trump”./ VOA

Etiketat e lidhura

koronavirusiTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 17 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 31 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 38 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.