Koronavirusi ul kërkesën për naftë, Shell shkurton deri në 9 mijë vende pune
Gjigandi holandezo-britanik i naftës, Shell tha se planifikon të shkurtojë 7,000-9,000 vende pune, për shkak të rënies së kërkesës për naftë që ka shkaktuar pandemia e Covid-19.
Royal Dutch Shell tha se shkurtimet do të zbatohen deri në vitin 2022.
Kompania nuk dha detaje se ku do të shkurtohen vendet e punës.
Vendimi vjen pesë muaj pasi kompania shkurtoi dividendin e saj për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Shell punëson 83,000 njerëz në të gjithë botën.
Kompania është goditur nga një rënie e konsiderueshme e fitimeve që kur ka nisur pandemia në muajin mars.