Koronavirusi vazhdon të prekë elitat në Britani, pas Kryeministrit dyshohet edhe për…
Si shumë shtete në botë edhe Britania po përballet me pasojat e rënda të koronavirusit. Ajo që vihet re në këtë vend është edhe infektimi i elitave pasi jo më larg se sot doli pozitiv me Covid-19 kryeministri i vendit Boris Johnson.
Kryeministri dhe Sekretari i Shëndetësisë tani janë në izolim ndërsa Profesori Chris Whitty, Shefi i Mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar, po punon nga shtëpia pasi shfaqi simptoma.
Michael Gove, Ministri për Zyrën e Kabinetit, i cili mbajti konferencën e përditshme para Kryeministrisë, iu përgjigj kritikave që zyrtarët kishin qenë të pakujdesshëm ndaj virusit, dhe se duhej të bënin më shumë teste, me fjalinë: “Ne të gjithë jemi në rrezik dhe fakti që virusi nuk është selektues i individëve, kushdo qoftë ata, është një nga arsyet pse duhet të kemi masa të rrepta për distancimin shoqëror”.
Me gjithë dy testimet pozitive në kabinet dhe simptomat e Prof. Ëhitty, “Doëning Street” tha se ministrat e moshuar, zyrtarët dhe ndihmësit do të testohen vetëm nëse zhvillojnë një temperaturë të lartë ose kollë të vazhdueshme.
Diagnoza e Johnson dhe Hancock tani do të thotë se ka spekulime të shfrenuara se kush tjetër mund të jetë infektuar në rangjet më të larta të shtetit. Johnson, 55 vjeç, insistoi në një mesazh video se ai ka vetëm simptoma të buta, Hancock tha të njëjtën gjë.
Partnerja shtatzënë e Kryeministrit Johnson, Carrie Symonds, besohet të jetë në vetë-izolim, edhe pse nuk dihet kur janë parë për herë të fundit me njëri-tjetrin, ose nëse ajo është testuar.