Koronavirusi vret 5 mjekë italianë në 24 orë, 51 totali i vdekjeve në bluzat e bardha

Kjo e premte ka shënuar ditën më të zezë në Itali, ku brenda 24 orëve kanë vdekur 969 viktima për shkak të koronavirusit. Vetëm në rajonin e Lombardisë kanë vdekur 541 persona, teksa të prekurit në total kapin shifrën e 66414 personave (+4401 të shtuar vetëm në 24 orë).

Por fatkeqësisht kjo e premtje nuk është një ditë e zezë vetëm për ata familjarë që kanë humbur të afërmit, por edhe një goditje për mjekësinë italiane. Nga 969 viktimat, 5 prej tyre kanë qenë mjekë, duke e çuar numrin total të vdekjeve të bluzave të bardha në 51.

Sipas tgcom, sot kanë humbur jetën një mjek cardiolog në Napoli dhe një në Pesaro. Përpara këtyre dy mjekëve humbën jetën si pasojë e koronavirusit dhe tre mjekë në Piaçenca.

Bilanci i sotëm në Itali është dhe më i rëndi i regjistruar deri më sot. Deri më tani numri i të vdekurve në total është 9134 persona.

 

SHKARKO APP