“Koronavirusin në Kinë e solli ushtria amerikane”, Uashingtoni thërret ambasadorin kinez: E rrezikshme, përhapja e teorive komplotiste

Uashingtoni thirri sot ambasadorin e Kinës në SHBA, pas deklaratave të një zyrtari kinez për një teori konspirative në lidhje me COVID-19.

“Përhapja e teorive komplotiste është e rrezikshme dhe qesharake”, deklaroi një zyrtar i Departamentit të Shtetit.

“Ne duam të paralajmërojmë qeverinë kineze se nuk do ta tolerojmë këtë, për të mirën e popullit kinez dhe botës”, vazhdoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kësaj teorie, është ushtria amerikane ajo që mund ta ketë futur koronavirusin e ri në Wuhan, vendi i nisjes së epidemisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?