Kotzias: SHBA interesohen për stabilitetin e Greqisë dhe të rajonit

 

Situata ekonomike në Greqi dhe mënyrat me të cilat mundet sot dhe në të ardhmen të ndihmojnë SHBA-të, nevoja për të patur besim më të madh ndaj ekonomisë greke, të vijnë para, investime dhe të shtohet tregtia, por edhe projektligji i ministrisë së drejtësisë me protagonist të dënuarin për terrorizëm, Savas Ksiros, si dhe problemi i Qipros, ishin ndër çështjet kryesore që diskutoi ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias me homologun e vet amerikan, John Kerry, në Departamentin e Shtetit.

Sipas zoti Kotzias, biseda ishte interesante dhe miqësore, sa me zotin Kerry, aq edhe me gjithë delegacionin grek. Të dy burrat diskutuan gjithashtu për iniciativat që ka marrë qeveria greke sa u përket marrëdhënieve greko-turke, marrëdhëniet e Greqisë me FYROM, zhvillimet në problemin qipriot, si dhe për situatën në rajon dhe iniciativat që mund të ndërmerren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kotzias deklaroi se Shtetet e Bashkuara interesohen për stabilitetin e Greqisë dhe të rajonit, ndërsa bëri të ditur se e ftoi zotin Kerry të vizitojë Athinën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?