Kreu i OKB-së del kundër Trump: Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë në konfliktin Izrael-Iran mund të ketë pasoja

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka bërë thirrje kundër ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të konfliktit Iran-Izrael.

”Çdo ndërhyrje ushtarake shtesë mund të ketë pasoja të mëdha, jo vetëm për ata që janë të përfshirë, por për të gjithë rajonin dhe për paqen e sigurinë ndërkombëtare në përgjithësi”, tha ai në një deklaratë sot.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thuhet se po përgatitet të përdorë asetet ushtarake amerikane për të goditur objektet bërthamore iraniane. ”Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, tha Trump sot në lidhje me mundësinë e veprimeve të SHBA-së kundër Iranit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?