Kreu i ushtrisë britanike: Putin e ka humbur luftën në Ukrainë

Kreu i ushtrisë britanike, admiral Sir Toni Radakin, thotë se presidenti rus Vladimir Putin e ka humbur luftën në Ukrainë, pas një sërë gjykimesh katastrofike. Ai e cilësoi presidentin rus si një figurë të dobët, ndërsa për aleancën e NATO-s, tha se është më e fuqishme dhe më e bashkuar se kurrë.

“Pamjet që vijnë nga Mariupoli apo qytete të tjera janë të tmerrshme dhe javët në vazhdim do të vazhdojnë të jenë edhe më shumë të vështira. Por Putin e ka humbur luftën. Ai e ka dëmtuar veten përmes një serie gjykimesh katastrofike.

Vladimir Putin nuk e kuptoi dot se sa të thella ishin nocionet e sovranitetit, demokracisë dhe identitetit kombëtar në Ukrainë. Si të gjithë autoritarët lejoi të keq informohej mbi fuqinë dhe efektshmërinë e forcave të armatosura ruse”.

SHKARKO APP