FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Krijimi i Shteteve të Bashkuara të BE-së, në syrin e Europës shihet…

Ëndrra e Martin Schulz për një Shtet të Bashkuar të Europës, është shkatërruar para syve të tij pas një sondazhi që zbulon mbështetje të ulët për bllokut e BE-së.

Martin Schulz tha se dëshironte krijimin e “Shteteve të Bashkuara të Europës” deri në vitin 2025, por gjithçka mund të rrëzojnë vizionin e ish-presidentit të Parlamentit Europian. Një sondazh i YouGov ka vënë presion mbi Schulz për të provuar se Shtetet e Bashkuara të Europës janë të dëshiruara nga blloku.

Anketa e 8,138 njerëzve tregoi mosmiratim për projektin që përfshin gjashtë shtete anëtare të Bashkimit Europian. Vetëm Franca ishte në favor. Qytetarët e vendeve si: Gjermania, Franca, Suedia, Finlanda, Danimarka, Norvegjia dhe Mbretëria e Bashkuar, u pyetën nëse ata mbështesin vizionin e Schulz.

Swiss Digital Desktop Reklama

YouGov pyeti: “Martin Schulz, kreu i Partisë Social Demokratike në Gjermani (SPD) foli në konferencën e partisë SPD për vizionin e tij për të transformuar BE-në në Shtetet e Bashkuara të Europës deri në vitin 2025, me një traktat të përbashkët kushtetues. Anëtarët e BE-së të cilët nuk pajtohen me këtë kushtetutë federale do të duhet të largohen nga BE-ja. A e përkrahni apo refuzoni këtë vizion të Shteteve të Bashkuara të Europës”?

Swiss Digital Mobile Reklama

Britania e Madhe pa mbështetjen më të ulët për projektin në dukje të dënuar në vetëm 10 për qind, me 43 për qind që nuk e miratuan. Në Gjermani 30 për qind e njerëzve janë shprehur pro dhe 33 për qind kundër. Skandinavia gjithashtu tregoi nivele të ulëta të mbështetjes për skemën.

Në Finlandë dhe Suedi vetëm 13 për qind e njerëzve e mbështetën atë, në krahasim me 48 dhe 56 për qind të njerëzve respektivisht që nuk pranuan.

Danimarka dhe Norvegjia panë 12 për qind të miratimit me mosmiratim në 48 për qind dhe 55 për qind. Franca ishte i vetmi shtet ku më shumë njerëz të anketuar mbështesin propozimin.

Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?