Krim makabër! Nëna hedh nga kati i 7 foshnjën e sapolindur

Oficerët e policisë kanë thënë që gjetën foshnjën e Jennifer Berry me kordonin umbilikal ende të ngjitur, në oborrin e godinës së apartamentit të të dashurit të saj në Bronx.

Një fshehje shtatëzënie nga i dashuri ka shtyr në krim makabër një grua 33-vjeçare në Bronx.

Jennifer Berry, ka lindur në shtëpi dhe më pas ka hedhur vajzën e porsalindur nga dritarja e katit të shtatë, e cila është arrestuar nga autoritetet me akuzat e vrasjes.

Nga autopsia u mësua që fëmija vdiq nga lëndimet e marra gjatë rënies me forcë, tha ekzaminuesja mjekësore Dr Barbara Sampson.

Vdekja e bebes konsiderohet vrasje pasi që ajo ishte e gjallë kur lindi.

Berry, 33-vjeçare që jeton në fqinjësi të Yonkers, është duke u mbajtur të martën në paraburgim në pritje të leximit të aktpadisë dhe nuk mund të kontaktohet. Ishte e paqartë nëse ajo kishte një avokat.

I dashuri i Berry i tha policisë se ishte në dhomën tjetër kur foshnja lindi dhe u hodh nga dritarja. Ai u tha hetuesve që nuk e dinte që këto ngjarje kishin ndodhur, madje as nuk kishte njohuri që e dashura e tij ishte shtatzënë.

SHKARKO APP